Aktualitet Sulçebe: Kemi arritur në maksimumin e përhapjes së infeksionit në Shqipëri

Sulçebe: Kemi arritur në maksimumin e përhapjes së infeksionit në Shqipëri

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, u shpreh në Dita Jonë, në A2, se në Shqipëri është arritur maksimumi i përhapjes së infeksionit.

“Kemi një nivel mjaft të lartë të infeksionit. Mendoj se kemi arritur në majën e kurbës, por se sa kjo do të vazhdojë nuk mund të themi. Jemi larg imunitetit të tufës, jemi në gjysmë të rrugës”, u shpreh Sulçebe.

Imunologu thotë se koronavirusi ka pësuar mutacion, duke bërë që të transmetohet më lehtë, por fatmirësisht nuk është rritur graviteti i sëmundjes.

“Mendohet se këto mutacione nuk do të ndikojnë në efektshmërinë e vaksinës. Vaksinimi është drita në fund të tunelit”.

Mjeku, duke u mbështetur te vaksina, theksoi se në Shqipëri situata do të jetë shumë më e qetë verën e ardhshme. “Unë mendoj se nëse ne do të fillojmë vaksinimin në fillimin e vitit 2021, në gjysmën e parë të vitit që vjen, ne do të kemi një rënie të theksuar të infeksionit”.