Tre persona raportohet të kenë mbetur të vrarë në një sulm me thikë, mbrëmjen e së premtes, në qytetin perëndimor gjerman të Solingen.
Sipas Bild, një person ende i paidentifikuar sulmoi me thikë kalimtarët gjatë një festivali që mbahej në qendër të qytetit.
Nga ngjarja po ashtu raportohet për tetë të plagosur, ndërsa 5 ndër ta janë në gjendje të rëndë,
Autori i dyshuar arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Mbi qytet u panë të fluturonin edhe helikopterë të policisë.
Sulmi ndodhi gjatë festivalit që shënon 650 vjetorin e Solingenit.
Autoritetet e qytetit kërkuan që njerëzit të largoheshin nga zona, teksa policia vendosi perimetrin e sigurisë.