Bota Sulm me thikë në një qendër tregtare në Milano, një i vdekur,...

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Milano, një i vdekur, plagoset futbollisti i Monzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në një qendër tregtare në Milano. Një person qëlloi me thikë qytetarët duke lënë 5 të plagosur, mes të cilëve edhe Pablo Mari, mbrojtësi spanjoll i Monzës.

Mediat italiane raportojnë se një 46-vjeçar me probleme psikike ka sulmuar me thikë disa persona. Pasi u dërguan në spital, një prej të plagosurve mësohet se ka ndërruar jetë. Ndërkohë, mbrojtësi, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Arsenalit, është në gjendje të qëndrueshme.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, i cili ka rezultuar të ishte një person me probleme mendore.