Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës. Lënda plasëse është hedhur nga jashtë murit rrethues në drejtim të automjetit të Ornela Burakut, punonjëse policie.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 rreth orës 22:35 minuta.
Policia sqaron se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, pasi në ato momente automjeti ishte i parkuar në oborr.
Ende nuk dihet autori apo motivi, por po hetohet në disa pista, përfshirë atë të ngjarjes për shkak të detyrës.