Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot në mëngjes pas një sulmi me thikë në një kishë të Nisës, në Francë. autori i të cilit u arrestua nga policia, sipas një bilanci të ri nga burime policore.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme.
Policia, sipas mediave lokale, ka arritur që të qëllojë dhe arrestojë autorin e masakrës, i cili ndodhet në spital.
Mësohet se dy prej viktimave u është prerë koka.
Ky sulm vjen pasi një 18-vjeçar pakistanez plagosi me thikë dy persona jashtë zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”, me të riun që pranoi se kreu sulmin për karikaturat e Profetit Muhamed.
Ndërsa në fillim të këtij muaji, një profesori historie francez, Samuel Paty, iu pre koka në Paris për të njëjtat karikatura.
Këshilli i Myslimanëve të Francës: Besimtarët të anulojnë festimet në shenjë respekti
Këshilli Francez i Fesë Myslimanë dënoi sulmin e ndodhur, këtë të enjte, në Nisë dhe u bëri thirrje besimtarëve praktikantë në vend që të mos kryejnë rite dhe ceremoni fetare.
“Dënojmë me forcë sulmin terrorist që ndodhi pranë bazilikës së Notre-Dame të Nisës. Si shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat dhe të dashurit e tyre, i bëjmë thirrje myslimanëve të Francës që të anulojnë të gjitha festimet apo mevludet”, tha Këshilli përmes një postimi në Twitter.