Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi se “një luftë e vërtetë” mund të nisë nga sulmet kibernetike, kërcënime këto që vijnë nga Rusia dhe Kina.
Biden e bëri deklaratën gjatë një vizite në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në Virxhinia.
Presidenti iu drejtua kryesisht Rusisë dhe tha se lufta me këtë “superfuqi” do të vijë si pasojë e përplasjeve kibernetike, një rrezik që Uashingtoni e sheh gjithnjë në rritje.
“Putin është duke qëndruar në krye të një ekonomie që ka armë bërthamore dhe puse nafte dhe asgjë tjetër, asgjë tjetër”, – u shpreh Biden, i cili në mënyrë ironike e cilësoi presidentin rus si “mikun e tij të ngushtë”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Rusinë për përhapjen e keqinformimit në lidhje me zgjedhjet për Kongres të vitit të ardhshëm në SHBA, të cilat i konsideroi “një shkelje e pastër e sovranitetit”.