Kryesore Sulmet kibernetike, mbyllen nesër zyrat e “Aleat”

Sulmet kibernetike, mbyllen nesër zyrat e “Aleat”

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se zyrat e Aleat, për aplikim për dokumente biometrike, do të mbyllen ditën e premte.

Sipas njoftimit, kjo bëhet për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike.

“Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara.

Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta). Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për ditën e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar”, njofton Ministria e Brendshme.