Aktualitet Sulmet kibernetike nga Irani, mbyllet komisariati dixhital i Policisë së Shtetit

Sulmet kibernetike nga Irani, mbyllet komisariati dixhital i Policisë së Shtetit

Pas sulmeve kibernetike të sponsorizuar nga qeveria iraniane sidomos ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare, një hakerim që vijon nën hetim në Shqipëri, rezulton se i vetmi shërbim që nuk është kthyer ende është komisariati dixhital i Policisë së Shtetit.

Qindra qytetarë raportonin pranë komisariatit dixhital, madje edhe me fotografi dhe duke denoncuar njëri- tjetrin më së shumti për ndërtime të paligjshme dhe parkime të gabuara. Policia e shtetit ka vendosur që komisariati digjital të qëndrojë mbyllur për shkak të sulmeve kibenertike.

Igli Tafa, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibenertike AKCESK, thotë për Top Channel se pas rikthimit të shërbimeve publike online për qytetarët, dhe rrjedhjes të të dhënave të shtetasve edhe hetimi administrativ vijon ende

“Një nga aplikacionet që mendohej si i kompromentuar ishte ky lloj aplikacioni falë mënyrës se si operohej që i lejonte qytetarët të aplodonin skedarë që mund të infektoheshin nga keqdashësit dhe këto skedarë të atashoheshin me malweare dhe më pas të hynin në skedarët e policisë së shtetit dhe kjo mund të sillte të gjithë materialet në Polici. Duke qenë se ekziston ky rrezik policia ka vendosur ta bllokojë përkohësisht. Ndërsa sa u përket sektorëve të tjerë, të infrastrukturës, energjetikës, transporteve, sektori ynë po punon si në rritjen e kapaciteteve personale dhe teknologjike dhe mund të them se Shqipëria tani është më e sigurt se kohën kur ndodhi ky sulm”, tha Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK.

Me pesë punonjës të administratës që akuzohen se nuk instaluan antiviruset, prokuroria po përgatiten t’i dorëzojë si të pandehur për shpërdorim detyre. Ndërsa hetimi ku flitet dhe për sigurinë kombëtare është jo vetëm në pritje të letërporosive, por ka përfshirë në bashkëpunim edhe SPAK bëjnë me dije burimet e Top Channel.

Nën moton mendohu përpara se të klikosh institucioni përgjegjës për sigurinë kibernetike në vend këmbëngul se edhe qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjësuar mbi risqet.

“Raportimet më të shpeshta janë ato me fishink, dose atack që janë sulmet më të përhapura dhe së fundmi randsomware. Në të gjitha rastet autoritete janë të detyruara të njoftojnë brenda katër orësh autoritetin tonë, që ngre grupin. kur shohim që ka probleme marrim masa për të evituar incidentin. Në rastin kur shohim që informacioni është i rremë orientojmë  subjektin që të orientojnë qytetarët sidomos në sektorin financiar që të mos panikosen. Madje në këtë fushë në sektorin bankar , ata duhet të kryejnë doemos kallëzim për panik”, u shpreh tha Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK./TCH