Aktualitet Sulmi kibernetik, Rama: Agresioni i zmbrapsur, keqardhje për spekulimet e disa mediave

Sulmi kibernetik, Rama: Agresioni i zmbrapsur, keqardhje për spekulimet e disa mediave

Kryeministri Rama ka reaguar sa i takon spekulimeve që sipas tij media bën bazuar mbi asnjë provë mbi zhvillimet për sulmin kibernetik.

Ai u shpreh se “agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane”.

Rama deklaroi se asnjë e dhënë nuk është fshirë dhe shërbimet publike janë kthyer në punë. Kryeministri shkroi në Twitter se ende po hetohet për identifikimin e autorëve ndërsa po punohet për forcimin e sigurisë.

“E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media,” – shkroi Rama në Twitter.