Sulmi me eksploziv në derën hyrëse të shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka ngjallur reagimin e UEFA-s.
Organi qeverisës i futbollit europian ka shprehur shqetësimin për sigurinë edhe të finales së Konferencë Ligë, finale që do të luhet në Tiranë më 25 maj.
Në lajmin e publikuar nga Associated Press, thuhet se zyrtarë të UEFA-s do të udhëtojnë së shpejti drejt Shqipërisë për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll.
UEFA e përshkroi ndërhyrjen e jashtme në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje të rregullave të saj ligjore. Duka 59-vjeçar drejton Federatën e Futbollit të Shqipërisë që nga viti 2002 dhe pritet të rikandidojë në zgjedhjet e 2 marsit.
Në rast se Duka do të humbiste në këtë proces, atij do t’i duhej të hiqte dorë nga vendi i tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.