Ambasada e SHBA-së ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri që ndodhi ndaj godinës së Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i objektit.
Përmes reagimit në Twitter, Ambasada e SHBA-së ka dënuar sulmin ndaj Top Channel dhe i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes së viktimës.
Ambasada e SHBA-së i ka bërë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët.
“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët”, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Twitter.