Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të kërkojnë llogari te Serbia për sulmin në kanalin ujor të Ibër Lepencit në Kosovë, të ndodhur një natë më parë,
“Uashingtoni e Brukseli të kërkojnë llogari te Serbia, eksplozivi është vendosur nga profesionistë. Nuk ka mundësi të vendoset nga një individ, por nga grupe që marrin paga nga Serbia”, tha Kurti pasi vizitoi vendin e ngjarjes në fshatin Varagë në Zubin Potok.
“Nuk është e rastësishme heshtja e Vuçiçit, po shohin dëmet që ka shkaktuar në mënyrë që të shohin çfarë episodesh të ndërmarrin. Është sulmi i tretë në 72 orë”, shtoi Kurti.