Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.
Në orët e para të mëngjesit në Ukrainë u dëgjuan shpërthime pranë qyteteve të mëdha të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin, Kievin.
Në një përpjekje për të justifikuar sulmin, Putin pohoi: “Një anti-Rusi armiqësore po krijohet në tokat tona historike”
“Ne kemi marrë vendimin për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak”, tha ai.
Më tej Putin pretendon se ishte për “çmilitarizimin” e Ukrainës, duke i bërë jehonë një teme të propagandës së Kremlinit.
“Ne nuk synojmë të pushtojmë Ukrainën”, tha Putin duket paralajmëruar edhe kombet e tjera.
“Për këdo që do të mendon të ndërhyjë nga jashtë, nëse e bën këtë, do të përballet me pasoja më të mëdha. Janë marrë të gjitha vendimet përkatëse. Shpresoj të më dëgjoni”, tha ai.
Ndërsa Putin po zhvillonte fjalimin e tij, Këshilli i Sigurimit të OKB-së po mbante një seancë urgjente, të kryesuar nga vetë Rusia, e cila mban presidencën e rradhës.