Bota Sulmohet dhe vritet në shtëpi presidenti i Haitit

Sulmohet dhe vritet në shtëpi presidenti i Haitit

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë në shtëpi. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë kryeministrin e përkohshëm të vendit, Claude Joseph.

Një grup individësh të paidentifikuar sulmuan rezidencën private të z. Moise brenda natës dhe e qëlluan atë për vdekje, tha Claude Joseph në një deklaratë.

Zonja e parë Martine Marie Etienne Joseph Moise thuhet se është në spital.

Vendi i varfër i Karaibeve është përballur me paqëndrueshmëri politike në muajt e fundit që ka sjellë një shpërthim protestash të dhunshme, rrëmbimesh dhe krim të organizuar.

Jovenel Moise kishte marrë detyrën që nga shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti.

Partitë kryesore opozitare të vendit, gjyqësori dhe grupet aktiviste thanë se mandati pesëvjeçar i z. Moise si president përfundoi në shkurt.