Pas dramës me yllin e tyre Christian Eriksen, që për pak nuk vdiq në fushë gjatë ndeshjes së parë, Danimarka po përjeton një ëndërr që mund ta dërgojë pasnesër, me një fitore ndaj Anglisë direkt në finalen kontinentale.
Protagonist i ekipit skandinav është edhe Martin Braithwaite, sulmuesi 30-vjeçar që vetëm një vit më parë ishte në fakt protagonist vetëm i memeve tallëse, kur kaloi nga Levante tek Barcelona në La Liga.
Dukej një transferim absurd dhe i padenjë për blaugranat, por të nënvlerësosh danezin e lindur në Esbjerg është gabimi më i madh që mund të bëhet.
Si fëmijë, nga mosha 5 deri në 7 vjeç, ai vuajti nga një çrregullim i ijes që mund ta kishte lënë edhe me deformim të femurit, që e kishte lënë përkohësisht në karrocë me rrota.
Me 7 gola dhe 4 asist në 42 ndeshje, ku vetëm 15 ishin si titullar, Braithwhaite e justifikoi praninë e tij pranë Mesit, ndërkohë që me performancat në Europian po merr edhe famën ndërkombëtare.
Por me shumë mundësi, ai nuk do të kërkojë një rritje rroge domethënëse, sepse nuk ka nevojë.
Pak e dinë, por ky sulmues që nuk është një kampion ndoshta në fushë, padyshim është një kampion në biznes. Bashkë me dajën e tij 36-vjeçar Philip Micheal, ai zotëron një nga kompanitë ndërtimit më aktive dhe inovative në Shtetet e Bashkuara, e quajtur NYCE.
Kompania ka një portofol me 1500 apartamente në Nju Jork, dhe 500 të tjera parashikohen së shpejti, së bashku me ndërtimin e një grataçeli në Nju Jersi.
Flitet për qindra milionë dollarë investime, që dy të rinjtë kanë ideuar me synimin e përfshirjes të kategorive më të diskriminuara në investimin e blerjes së një apartamenti, në një qytet ku kjo ishte më parë pothuajse e pamundur për to.
“Familja jonë prej vitesh operon në sektorin e ndërtimit”, thotë Michael, që bashkë me Braithwhaite ndan origjinën nga Guinea të prindërve, të transferuar të vegjël në SHBA. Ai tregon si kushëriri futbollist është shumë i pranishëm në biznesin familjar, por jo aq sa të lejë mënjanë karrierën si profesionit.