Cristian Shpendi e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në Serinë B duke shënuar në çdo ndeshje.
Duke parë formën e lojtarit, drejtuesit e Cesena-s, kanë vendosur të mos e shesin, pavarësisht interesimeve të shumta.
Klubi italian, i ka ofruar rinovimin sulmuesit.
Palët kanë arritur marrëveshjen, për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për katër sezone të tjera.
Mungon vetëm firma, para se të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes.