Horoskopi Super Hëna kalon në Peshore: Ja efektet që do të ketë në...

Super Hëna kalon në Peshore: Ja efektet që do të ketë në shenjën tuaj të horoskopit

Super Hëna e 21 marsit jo vetëm që shkëlqeu qiellin pranveror, por preku edhe jetën e shumë shenjave të horoskopit. Energji të reja do të pushtojnë të gjithë zodiakun, duke sjellë ndryshime pozitive në jetën e gjithsecilit.

DASHI

Të lindurit në shenjën e Dashit duhet t’u kushtojnë më shumë rëndësi lidhjeve në çift, dhe marrëdhënieve me miqtë. Kohët e fundit ndihen disi të lënë pas dore, kështu që përpiquni të korrigjoni sa më shpejt gabimin, ndryshe mund t’i humbisni. Nga ana tjetër Dielli do t’ju japë energjinë e duhur për të ecur përpara.

DEMI

Për Demin do të nisë një periudhë shumë e ngjeshur në punë, por edhe në familje. Ju presin projekte të reja, impenjime të mëdha, por edhe probleme sidomos në raport me partnerin/partneren, ose fëmijët. Asgjë nuk është e lehtë, por as e pamundur. Gjeni forcë brenda vetes dhe komunikoni me të tjerët për nevojat e problemet e tyre.

BINJAKËT

Disave u zien gjaku në pranverë, kurse Binjakët duan akoma të mos zgjohen nga gjumi letargjik. Duhet të gjeni një rrugë të mesme, pasi gjërat nuk mund të jenë gjithmonë ashtu si doni ju. Një shkëputje e lehtë nga puna do t’ju ndihmojë të gjeni energji të reja.

GAFORRJA

Ndërkohë që Binjakët duhet të shkëputen nga puna, Gaforrja kërkon me çdo kusht të ngjisë të gjitha shkallët e karrierës, por edhe të jetës.  Doni me çdo kusht të tregoni se vleni. Kujdes, arroganca mund t’ju kthehet mbrapsht.

LUANI

Super Hëna do të tregohet shumë bujare me të lindurit në shenjën e Luanit, duke u dhuruar shumë energji pozitive, vullnet dhe entuziazëm. Ky është momenti ideal për të nisur një biznes të ri ose blerë shtëpi, pasi yjet janë të gjithë në favorin tuaj.

VIRGJËRESHA

Pas Luanit, Virgjëresha është shenja e dytë më entuziaste e zodiakut deri në fund të marsit, por pa dalë nga vetja. Do t’u qëndroni shumë pranë miqve të ngushtë, duke u treguar se nuk jeni aspak egoiste siç ju përshkruajnë.

PESHORJA

Peshorja është shenja që do të mirëpresë Super Hënën e marsit, e cila do t’ju ndihmojë të hidhni dritë mbi çdo dyshim që keni.  Jo vetëm kaq, do t’ju japë energjinë e duhur për të marrë vendime të sakta, sidomos në lidhje në çift. Jeni në një fazë shumë të qetë të jetës suaj, plot emocione dhe surpriza. Shijojini sepse ju takon.

AKREPI

E keni imagjinuar ndonjëherë Akrepin të mërzitur dhe pa kurrfarë shprese? Ja që ndodh, kështu që kërkoni ndihmë. Është një moment i vështirë, të cilin mund ta kaloni vetëm me ndihmën e të tjerëve.

SHIGJETARI

Shigjetari është një humor të mirë për aventura dhe njohje të reja. Është gati të bëjë valixhen për 5 minuta dhe të përfundojë në anën tjetër të botës, por mungojnë paratë. Përpiquni të kurseni, pasi situata është shumë kritike.

BRICJAPI

Duke u përhumbur pas punës, po humbni mundësinë për të shijuar çdo ditë ndryshe. Përpiquni të ulni ritmin e punës dhe të qëndroni më shumë kohë me njerëzit e dashur. Pak dashuri dhe përkëdhelje nuk i bëjnë keq askujt.

UJORI

Për Ujorin është koha të ndryshojë pamjen e jashtme. Është pranverë, kështu që pak guxim në veshje nuk i bën keq askujt. Do të shkëlqeni.

PESHQIT:

“Sa më pak fjalë, aq më shumë punë” është motoja që do të shoqërojë Peshqit deri më 31 mars. Keni shumë gjëra madhore në duar, kështu që përqendrohuni dhe çojini deri në fund.