Policia e Shtetit po zhvillon një super operacion kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Raportohet se janë lëshuar 34 urdhra arresti, që po ekzekutohen gjatë këtyre orëve.
Në qendër të aksionit është kapja e personave që dyshohet se kryejnë trafikim të qenieve njerëzore, kryesisht drejt SHBA, Kanadasë e Anglisë.
Mësohet se të përfshirë në këtë organizatë kriminale janë punonjës të policisë në pikat e kalimit kufitar në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës.
Mësohet se ky operacion vjen në vazhdim të një aksioni të mëparshëm, të zhvilluar në Tetor të vitit të kaluar, ku u shkatërruan 7 grupe kriminale, që bashkëvepronin me njëri-tjetrin, për trafikimin e qenieve njerëzore drejt SHBA, Anglisë dhe Kanadasë.
Në pranga e policisë përfunduan 39 persona.