Kryesore “Super qesharake”, dështon Super Liga

“Super qesharake”, dështon Super Liga

Projekti për Super Ligën ka dështuar. Pas tërheqjes së ekipeve angleze dhe skuadrat e tjera italiane dhe spanjolle kanë ndryshuar mendimin e tyre dhe nuk janë të sigurta për vijimin e projektit.

Në një deklaratë për mediat pas mesnate, vetë Super Liga ka njoftuar se tashmë projekti është pezulluar.

“Për shkak të rrethanave aktuale, ne do të vlerësojmë hapat më të përshtatshëm për të riformuar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’i ofruar sportdashësve përvojën më të mirë të mundshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Real Madrid, Atletico, Barcelona, ​​Juventus dhe Milan.

Por sërish në deklaratë thuhet se ata janë të bindur që sistemi aktual i futbollit ka një nevojë për ndryshimin dhe janë të bindur që projekti i tyre do të zbatohet më vonë.

Po ashtu komentojnë dhe largimin e klubeve angleze dhe për këtë gjë bëjnë fajtor presionin e shumtë që u ushtrua. Në fund të deklaratës, drejtuesit e Super Ligës shprehen të bindur se projekti i tyre është në përputhje me të gjitha rregullat e futbollit europian.

Një tjetër klub i rëndësishëm në Europë tërhiqet nga projekti i Superligës. Pas gjashtë klubeve angleze, të cilat njoftuan daljen e tyre nga projekti i ri mbrëmjen e së martës, edhe Interi ndërmerr të njëjtin hap.

Klubi zikaltër ka vendosur të tërhiqet sepse “projekti i Superligës aktualisht nuk konsiderohet më me interes nga Interi”.

Të martën në mbrëmje, klubet angleze Manchester City, Manchester United, Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Chelsea njoftuan tërheqjen e tyre nga Super League, një projekt i shpallur publikisht të dielën.