Sport Superliga drejt shkrirjes! Në 23.30 mbledhje urgjente e 12 klubeve

Superliga drejt shkrirjes! Në 23.30 mbledhje urgjente e 12 klubeve

Superliga po shkrihet. Projekti i prezantuar në mesnatën e dy ditëve më parë duket drejt fundit, pasi disa klube kanë vendosur të tërhiqen. Sipas mediave, ka bërë një hap pas Atletico Madrid dhe një vendim i tillë pritet edhe nga Barcelona që ka deklaruar se nuk do të hyjë në Superligë pa aprovimin e aksionerëve. Por janë gati të tërhiqen edhe të gjashtë klubet angleze, me në krye Chelsea-n dhe Manchester City-n.

Ndërkohë, një mijë mbështetës të Chelsea-t janë mbledhur jashtë Stamford Bridge të Londrës për të protestuar kundër Superliga europiane. “Futbolli na përket ne, jo juve”, thuhet në një pankartë.

Ndërkohë në orën 23:30 është thërritur një mbledhje urgjente e 12 klubeve themeluese të Superligës.