Sport Superliga shkon në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian

Superliga shkon në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian

Beteja vazhdon. Pas fjalëve nga Aleksander Ceferin, i cili përjashtoi dialogun me Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën, pas kaosit të javëve të kaluara, Superliga është hedhur në kundërsulm të fortë.

UEFA dhe FIFA, në fakt, janë dërguar para Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian “për shkelje të rregullave të konkurrencës së Bashkimit Europian”. B

Në të vërtetë, gjithçka filloi pak më shumë se një muaj më parë, kur 12 klubet themeluese (më vonë mbetën vetëm tre) ia besuan të drejtat e tyre Gjykatës Tregtare numër 17 të Madridit, e cila ndalonte FIFA, UEFA, La Liga dhe ligat e tjera të miratonin sanksione në drejtim të promovuesve të Superligës.

Gjykata e lartpërmendur i kishte paraqitur një pyetje paraprake Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian për të sqaruar, përfundimisht, nëse UEFA dhe FIFA shkelnin parimin e konkurrencës së lirë dhe kishin krijuar një lloj duopoli në menaxhimin e garave të futbollit.

Prandaj, sipas klubeve të Superligës ekziston pozicioni dominues i supozuar i organizatave që rregullojnë botën e futbollit dhe që kërkojnë që projekti i tyre, i shpallur në prill, të shpërbëhet plotësisht.

UEFA së fundi ka filluar procedime disiplinore kundër tri klubeve të mbetura në lojë. Vetë presidenti Ceferin pranoi “mungesën e një dialogu”, që mund të çonte në zgjidhje të problemit në një kohë të shkurtër, duke lajmëruar kështu një betejë që premton të nxehet.