Edin Dzeko ishte shumë pranë Juventusit verën e kaluar, por transferimi nuk krye në momentin e fundit, për arsye që tashmë dihen. Një vit më vonë, marrëveshja mund të kryhet sërish. Në këtë rast, “Zonja e Vjetër” mund ta marrë sulmuesin veteran thuajse falas, kuptohet, me miratimin e Allegrit. Nuk është një çështje që mund të zgjidhet brenda pak ditësh, por gjithsesi është një projekt që trajneri nga Livorno e ka diskutuar me presidentin Agnelli.
Gushtin e kaluar Paratici, i cili ishte ende drejtor sportiv, kishte arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Dzekos për 17 milionë euro, por gjithçka dështoi pas ekzaminimeve mjekësore Milikut, që bindën Friedkins të mos e ndryshonin sulmuesin qendror. Dzeko nuk luajti as edhe një minutë kundër Veronës në ndeshja e parë të kampionatit, sepse konsiderohej i shitur, ndërsa në javën pasardhëse ishte në fushë kundër Juventusit.
Sot, pas një sezoni të trazuar, Dzeko ka humbur shumë nga vlera e tij në treg dhe në moshën 35-vjeçare, kur i ka mbetur vetëm një vit kontratë me verdhekuqtë, mund të largohet nga Roma pothuajse falas.
Drejtori sportiv, Tiago Pinto, duhet të ulë shpenzimet për pagat dhe Dzeko është një nga ata që do t’i kushtonte Romës 14 milionë euro bruto, pra edhe më shumë se trajneri Jose Mourinho. Roma mund të pranojë ta lërë të lirë, nëse vetë lojtari arrin marrëveshjen me një klub elitar. Edhe pse verdhekuqtë nuk do të donin ta shihnin me ngjyrat bardhezi, fakti që Dzeko rëndon në arkat e klubit mund t’i detyrojnë drejtuesit e skuadrës kryeqytetase ta pranojnë edhe këtë opsion.