Real Sociedad u ngjit përkohësisht në krye të La Ligas pavarësisht se nuk arriti të fitonte në shtëpi ndaj Leganes së vendit të fundit.
Në sfidën që i dha start javës së 13-të La Ligas baskët barazuan 1-1. Për Real Sociedad realizoi Merino pas asistit të Januzaj ndërkohë që për t’i dhënë një pikë Leganes mendoi marokeni En Nesyri.
Sociedad u ngjit në kuotën e 23 pikëve, 1 më shumë se Barça dhe Reali por vendin e parë me siguri do ta mbajë vetëm për pak orë.
Në Bundesliga nuk di më të ndalet Hoffenheim që fitoi 1-2 me përmbysje ndaj Koln falë një goli me penallti të Jurgen Locadias në minutën e 98-të. Suksesi i 5-të rresht për Hoffenheim në kampionat që e ngjiti në vendin e 2-të në kuotën e 20 pikëve.