Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë dhënë një mesazh mjaft të bukur në momentet e para të fillimit të protestës para kryeministrisë.
Ata u kanë dhënë lule të gjithë efektivëve të policisë, të cilët janë pozicionuar në rreshtin e parë të përballjes me protestuesit.
Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se nuk do të ketë fjalime të drejtuesve të lartë politikë, por vetëm të qytetarëve të ndryshëm protestues.