Histori Suveniret e Geraldinës – Një fotografi e rrallë e mbretëreshës Geraldinë në...

Suveniret e Geraldinës – Një fotografi e rrallë e mbretëreshës Geraldinë në Norvegji në 1939

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Life” ka botuar, në muajin korrik 1939, një fotografi të rrallë të mbretëreshës Geraldinë duke bërë pazar në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Suveniret e Geraldinës

Zotërinj:

Gjatë qëndrimit të tyre të fundit në Norvegji, ish-mbreti dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë janë pare shpesh në publik.

Ish-Mbretëresha Geraldinë është shumë e dhënë për të bërë pazar. Megjithë bagazhet e shumta që ajo solli nga Tirana, iu deshën 25 të tjera për të marrë suveniret që ajo bleu në Suedi dhe Norvegji.

Gjatë një udhëtimi me motor në Norvegji, ajo u ndal buzë rrugës për blerë disa pantofla të bëra prej lëkure fokash, të zbukuruara me lepur të bardhë.

Unë shkrepa këtë fotografi të saj duke bërë pazar.

Henning Sinding-Larsen, Oslo, Norvegji

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania