Tërmete në Seattle, Washington.
Por këtë herë nuk ishte një fenomen natyror por… artificial. Fansat e Taylor Swift, të cilët “pushtuan” Lumen Field për të ndjekur koncertin e të preferues se tyre duke shkaktuar aktivitet sizmik të barabartë me një tërmet me magnitudë 2.3 ballë të shkallës Rihter. Lajmi u raportua nga CNN që citon analizat e sizmologes Jackie Caplan-Auerbach.
“Swift Quake” – Siç shpjegon gazeta amerikane, entuziazmi i tepërt i fansave ka krijuar një efekt tërmeti. Fenomeni tashmë është quajtur Swift Quake.
Megjithatë, nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në Seattle.
Në vitin 2011 tifozët e ekipit të futbollit Seattle Seahawks brohoritën gjatë një pike të ekipit te tyre te zemrës ne një ndeshje play-off kundër New Orleans Saints.
Sizmologia e cituar nga CNN ka llogaritur se gëzimi i shfrenuar i fansave të Taylor Swift ka krijuar aktivitet sizmik të barabartë me një tërmet të vogël.
Studiuesja, e cila jep lëndën e gjeologjisë në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, publikoi edhe analizat e saj në Tëitter, me krahasimin e valëve sizmike të regjistruara nga sizmografët pikërisht me rastin e tërmetit të këngëtares së famshme dhe shumë të dashur në SHBA .
Sizmologia thekson se të dhënat e mbledhura për dy performancat e Taylor Swift mund të jenë ndikuar edhe nga aspekte të tjera që shkojnë përtej entuziazmit të papërmbajtshëm të fansave. “Muzika, altoparlantët, ritmi: e gjithë kjo energji mund të depërtojë në tokë dhe ta tundë atë”, shpjegoi ajo për median amerikane.
Për Taylor Swift është një moment vërtet i artë. E zënë me turneun e saj “Eras” i cili do të përfundojë më 17 gusht 2024, ylli i popit po thyen rekord pas rekord.
Në fakt, ajo u bë artistja e parë femër që kishte katër albume në dhjetëshen më të mirë të SHBA-së në të njëjtën kohë. Taylor gjithashtu mundi Barbra Streisand si këngëtarja e parë femër me më shumë albume numër një në histori.
Katër albumet e Swift-it në top lista janë ”Speak Now” (Versioni Taylor), Midnights, Lover, Folklore.