Kancelari gjerman Olaf Schozl, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua ky samit, teksa 2000 forca policie ishin angazhuar përreth zonës nga Piramida përgjatë gjithë bulevardit“Dëshmorët e Kombit”.
Garda dhe forcat e policisë janë pozicionuar gjithashtu në tarracat e ndërtesave të larta përreth Piramidës, ndërsa rrugët kanë qenë të bllokuara për këmbësorët dhe automjetet. Nuk munguan as helikopterët. Përveç kësaj, liderët kanë patur edhe sigurinë e tyre personale. Ndërkohë që nuk është shënuar asnjë incident.