Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, pas humbjes minimale ndaj Gjeorgjisë, deklaroi se përballë ishte një kundërshtar i fortë, të cilit bëhet e vështirë për t’i shënuar.
Sylvinho deklaroi se Gjeorgjia dhe Shqipëria, kanë stil të njëjtë loje.
“Ishte një ndeshje 50-50 dhe u vendos nga një episod. Ishte një ndeshje taktike dhe ekipi që pëson një gol, e humb ndeshjen. Me një ekip të tillë është e vështirë për të barazuar kur e pëson. Kanë lojtarë të shpejtë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe ndaj Çekisë. Kemi stile të ngjashme. Rrimë në mbrojtje dhe kur nisen janë të fortë në kundërsulm. Kur pëson një gol, është e vështirë për të rikuperuar.
Edhe për ata ishte një ndeshje e vështirë. Kanë lojtarë me cilësi të larta teknike. Mbrohen shumë mirë dhe kundërsulmojnë shumë shpejt. Kur pëson një gol, është e vështirë për barazuar shifrat.
Rezultati më i mirë i mundshëm do të ishte barazimi. Kemi pësuar një gol. Ne jemi skuadër që lufton shumë deri në fund. Nuk mund t’i them asgjë lojtarëve. Rezultati më i mirë do të kishte qenë barazimi.
Është shumë e thjeshtë. As Seferi dhe as Uzuni nuk janë sulmues qendrorë. Uzuni është një lojtar që shfrytëzon hapësirat dhe nuk ishte ndeshja e tillë, për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij”, deklaroi Sylvinho.
Shqipëria u mposht 0-1 nga Gjeorgjia dhe mban vendin e dytë në Grupin B1, në Ligën e Kombeve me 3 pikë.