Kryesore Szczesny bën heroin, Lewandowski shënon golin e parë në një Botëror, Polonia...

Szczesny bën heroin, Lewandowski shënon golin e parë në një Botëror, Polonia mund Arabinë dhe ëndërron kualifikimin

Super Szczesny, gol i Zielinskit, traversë e Milik: Një Ital-Poloni, pa harruar golin dhe paraqitjen e shkëlqyer të Lewandowskit (shënoi golin e parë në një Botëror), shuan sauditët dhe në pritje të Argjentinë-Meksikë sonte, situata në grup mbetet fluide, asnjë skuadër nuk i ka humbur shpresat e kualifikimit.

Ndeshja

Kombëtarja europiane mposhti 2-0 Arabinë Saudite në takimin e dytë të grupit C, duke u ngjitur përkohësisht në krye me 4 pikë, ndërkohë që në orën 20:00 fillon supersfida Argjentinë-Meksikë.

Arabët e francezit Herve Renard, zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, krijuan volum të madhe lojë, por u përballen më një super Wojciech Szczesny.

Portieri i Juventusit priti penalltinë e Salem Al Dawsari në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa u tregua fantastik edhe në raste të tjera duke mbajtur portën e paprekur.

Protagonist edhe Robert Lewandowski me asist dhe gol. Bomberi i Barcelonës dhuroi pasimin te goli i Piotr Zielinskit (39’), ndërkohë që tetë minuta përpara fundit gjeti golin e parë në një Botëror dhe vulosi fitoren e artë të Polonisë.