Ish-ministri i Bujqësisë, Emond Panariti i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të shpërndajë falas në çerdhe, kopshte dhe shkolla vitaminën C, të cilën e cilëson si bar antiviral kundër koronavirusit.
Ai thotë se në qindra studime të kryera është provuar se kjo vitaminë ka efekt parandalues për infeksionet virale pa përjashtim dhe shkurton kohën e shërimit nga virozat.
Postimi i ish-ministrit Panariti:
Keni të gjithë në dispozicion një bar antiviral kundër koronavirusit. Vitaminën C! Kushton pak! Përdoreni.
Ministria e Shëndetësisë ta shpërndajë si suplement falas në çerdhe, kopshte, shkolla menjëherë.
Sepse me qindra studime të kryera në grupmosha të ndryshme, por edhe eksperimente të shumta në kafshe, provojnë se vitamina C (acidi askorbik) ka efekt parandalues për infeksionet virale pa përjashtim!
Madje është provuar se lehtëson shfaqjen dhe shkurton kohën e shërimit nga virozat.
Doza ditore për këtë periudhë rreziku nga koronavirusi duhet të shkojë deri në 2 gram.
Pra deri në katër tableta 500 mg në ditë. Sigurisht shoqëruar edhe me shumë lëngje qitro, limoni, portokalli.. Ofron mbrojtje të garantuar dhe të provuar.
Përse ky efekt?!
Sepse infeksionet virale, përfshi edhe koronavirusin, krijojnë një stres të fuqishëm oksidativ në trupin tonë, duke i zbrazur rezervat antioksidative të vitaminës C brenda tij me shpejtësi të madhe.
Për rrjedhojë organizmi mbetet i zbuluar nga goditjet oksiduese inflamatore të koronavirusit nga zbrazja e vitaminës C, e cila është një antioksidant i fuqishëm.
Prandaj duhet furnizuar me “municione” nga jashtë që të vazhdojë luftën dhe ta fitojë atë!
Pa llogaritur këtu që është vërtetuar shkencërisht se vitamina C, ndërhyn në sintezën e inteferonit, një imunglobulinë që trupi ynë sintetizon për të luftuar viruset.
Për fat të keq njeriu nuk e prodhon në trupin e tij vitaminën C, të cilën duhet ta marrë ose me ushqim ose si suplement tabletash.
Madje edhe në shfaqjen e plotë të shenjave të infeksionit viral, injektimi intravenoz i tretësirës së vitaminës C në doza të larta, ka sjellë përmirësim spektakolar. Prandaj veproni!