18 viktima, 13 të humbur dhe dëme shumë të mëdha materiale është bilanci i tajfunit “Hagibis”që goditi Japoninë ditën e shtunë. Tajfuni në fjalë konsiderohej si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit la një skenë të vërtet shkatërrimi në disa zona të Japonisë.
Qindra mijëra banorë janë larguar nga banesat e tyre dhe gjysmë milioni të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.
Kryeministri Shinzo Abe zhvilloi një mbledhje emergjente me këshillin e ministrave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në zonat e përmbytura. Ai iu ofroi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ruajtur jetën dhe pronën e qytetarëve.