Politika Takimet e Yuri Kim, Berisha e sulmon: Nuk ke asnjë moral të...

Takimet e Yuri Kim, Berisha e sulmon: Nuk ke asnjë moral të flasësh për zgjedhjet në vend

Ambasadorja amerikane zhvilloi disa takime për procesin e zgjedhjeve në 14 Maj këtë të mërkurë, në fillim në selinë e Partisë Socialistë, pastaj tek Kryesia e Kuvendit për Enkelejd Alibeajn dhe pastaj Ilir Metën në selinë e Partisë së Lirisë.

Më pas, njoftoi se temë e takimeve ishin standardet e zgjedhjeve lokale, që nga keqpërdorimi i të dhënave personale, presioni ndaj administratës, mediat etj.

Por nga Mallakastra, Sali Berisha i ka kujtuar se pas 25 Prillit, ambasadorja ishte e para që uroi Edi Ramën përmes një postimi të saj, kur rezultati përfundimtar ende nuk ishte zyrtarizuar.

“Nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin” u shpreh Berisha.