Takimet mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic dhe Hashim Thaçit duket se shpesh kanë pasur tension dhe konflikt që ka shkuar gati në përplasje fizike.
Një gjë të tillë e ka pohuar vetë presidenti serb në një intervistë të dhënë për televizionin “TV Pink”.
Teksa ka zbuluar detaje nga takimet për korrigjimin e kufijve, Vuçiç është shprehur se ai me Thaçin në momentin që nxehen fillojnë e flasin serbisht duke evituar gjuhën angleze.
“Flasim në anglisht, derisa nuk vjen deri tek ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”, u shpreh ai.
Madje ai tregon se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt.
“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë atij… por gjithçka përfundoi shpejt”, tha Vuçiçi.