Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama janë takuar sot pas replikave në distancë.
Takimi mes tyre ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Integrimit Europian.
Rama dhe Meta janë takuar “me bërryl” për të shmangur shtrëngimin e duarve në kuadër të rregullave anti-covid dhe distancimit fizik.
Të pranishëm në këtë takim janë edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryetari i grupit të PS Taulant Balla, Rudina Hajdari në cilësinë e kryetares së këtij këshilli, si dhe ambasadori i delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.