Ish-kryeministri italian Romano Prodi në kuadër të 20-vjetorit të misionit “Alba” është takuar sot me presidentin shqiptar, Ilir Meta.
Prodi i ka bërë një propozim të veçantë presidentit, duke i kërkuar të ndërtohet një simbol i turizmit shqiptar, që do të promovonte dhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit dhe përfitimeve, një ide e quajtur e drejtë nga Meta.
“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë. I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të kreut të shtetit.