Në kuadër të darkës informale të punës në Bruksel, ku janë mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në Twitter, Lajçak është shprehur se ka përgëzuar Ramën për fitoren në zgjedhje si dhe gjatë takimit kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në rolin e BE-së në këtë rajon.
“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.
Good to meet again with Prime Minister of Albania, @ediramaal. I congratulated him on his recent election victory and discussed the latest regional developments and the EU’s role in the Western Balkans. pic.twitter.com/RCJY40OVUe
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 18, 2021