Aleanca ushtarake e NATO-s është duke u përgatitur për një valë të dytë epidemie të koronavirusit dhe ka vendosur të hartojë një plan operacioni ushtarak për të përballuar më mirë shpërthimin e ri.
Revista gjermane “Spiegel” raporton se ambasadorët e NATO-s vendosën javën e kaluar gjatë një takimi sekret me sekretarin e përgjithshëm të organizatës, Jens Stoltenberg, të hartonin planin operacional. Ai pritet të miratohet në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në qershor.
“Stoltenberg tha gjatë takimit sekret se një përgjigje më e koordinuar ndaj një valë të dytë koronavirusit do të ishte një provë për besueshmërinë dhe kohezionin brenda aleancës”, thotë Spiegel.
Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu raportoi se kishte aleanca kishte blerë mjete mbrojtëse personale dhe ilaçeve për t’ua shpërndarë aleatëve.
Ambasadorët gjithashtu ranë dakord të hartojnë një “Plan Emergjent të Reagimit ndaj Pandemisë”. Kjo iniciative vjen pas irritimeve të mëdha brenda aleancës se NATO nuk ishte përgatitur sa duhet për pandeminë, sidomos kur bëhet fjalë për fluturime mbështetëse ushtarake ose transporte ajrore të pacientëve.
“Vetëm pas një periudhe të gjatë konfuzioni, aeroplanët mundën të fluturojnë nëpër Evropë në një procedurë të thjeshtuar pa marrë leje nga çdo shtet”, shkruan Spiegel.