Së shpejti nis të zbatohet TX e banesës, se cila nuk do të jetë me 100 lekë çdo muaj, siç dhe paguhet aktualisht nga qytetarët e Tiranës, por ajo përllogaritet në bazë të sipërfaqes së banesës dhe çmimit për metër katror.
Në çdo pikë të ujësjellësit në Tiranë qytetarët duhet të shkojnë të vetëdeklarojnë sipërfaqen e banesës së tyre, pasi kjo taksë do të vijë në faturën e ujësjellësit.
Në çdo pikë të ujësjellësit janë trajnuar punonjës të cilët kanë gati një formular që do të plotësohet nga qytetarët për vetëdeklarim.
Dokumetat që duhet të paraqesin në pikat e ujësjellësit janë: Kopjo ID , Çertifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë, kontratë shit-blerjeje apo dhe vetëdeklarimi te Aluizmi, si dhe librezën e ujit apo një fature UKT.
Vetëdeklarimi më pas verifikohet nga UKT me zyrat e Hipotekës apo Aluizmit nëse banesa është në proces legalizmi.
Po si llogaritet taksa vjetore që do të paguajë gjithsecili. Përllogarisim një apartment me sipërfaqe 70 metër katror, të cilit i është vlerësuar 60 mijë lekë një metër katror.
Vlera totale pra 70 x 60 mijë x 0,05% dhe del një vlerë prej 2100 lekë në vit.
Kjo është TX vjetore për këtë apartament banimi por për të mos rënduar qytetarin ajo do të paguhet çdo muaj në vit që do të thotë 2100 pjesëtim për 12 përllogaritet që kryefamiljari i këtij apartamenti të paguajë 175 lekë çdo muaj.
Nga kjo taksë do të përjashtohen ato banesa kur kryefamiljari është pensionist apo përfiton nga skema e ndihmës ekonomike.