Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Korça se me uljen e taksës së sheshtë 9% përfitojnë oligarkët, ka ardhur edhe reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter Basha shprehet se për 8 vjet kryeministri i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, ndaj u shpreh i sigurt në fitoren e 25 prillit.
“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj më 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Basha në Twitter.
Kryeministri Rama tha ndër të tjera se me taksën 9% oligarkët përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.