Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sqaruar se shërbimi taksi do të funksionojë vetëm për lëvizjet brenda qytetit.
Drejtoria thotë se shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19!
Referuar protokollit të sigurisë, DPSHTRR thekson se shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant dhe se gjithashtu pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit.
“Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!
Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale.
Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!
Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.
Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.
Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.”- citohet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.