Talebanët kanë shpallur një qeveri të përkohshme në Afganistan që do të drejtohet nga një prej themeluesve të grupit, dhe ministër i Brendshëm i së cilës do të jetë një militant i shpallur në kërkim nga FBI.
Qeveria e re do të drejtohet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa talebanët e kanë shpallur vendin një Emirat Islamik.
“Ne e dimë që populli ynë mezi e ka pritur këtë qeveri të re”, u shpreh zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid.
Talebanët prej më shumë se 3 javësh, kanë marrë nën kontroll shumicën e vendit.
Lajmërimi për këtë kabinet të sapo zgjedhur është një hap i rëndësishëm drejt formimit të qeverisë së re talebane, raporton BBC.
Të tjera emërime përfshijnë Mullaj Yaqoob si ministër i Mbrojtjes.
Gjithashtu, Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i Brendshëm është koka e grupit militant të njohur si Haqqani Network.
Ndryshe nga shumica e grupeve të tjera talebane, rrejti Haqqani është shpallur si një organizatë e huaj terroriste nga Shtetet e Bashkuara.