Komiteti Teknik i Ekspertëve për koronavriusin, ka miratuar vendimin që Tamponi për Covid-19 mund të kryhet edhe në laboratorët privatë.
Por tamponin në privat do ta bëjnë vetëm ata persona që u kërkohet dokument për të udhëtuar jashtë shtetit, duan të shkojnë me pushime apo është kusht nga vendet ku do të udhëtojnë.
Në këtë mënyrë, Komiteti i Ekspertëve i ka hapur rrugës bërjes së tamponin, edhe nëse s’keni shenja klinike, por vetëm për kategoritë e përmendura më lart. Nëse do të ketë raste pozitive, atëherë ato do referohen direkt tek Instituti i Shëndetit Publik.
Do të jetë Ministria e Shëndetësisë që do të certifikojë laboratorët privatë ku do kryhet tampon.
“Saktësojmë se, kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurmimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë, nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor”, theksohet në njoftim.