Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është parë ditën e sotme në zemër të Berlinit, duke dalë nga një furrë. Mediat gjermane raportojnë se furra ku është parë Merkel njihet për specialitete të ëmbla.
Një tjetër detaj që bie në sy është fakti që ish-kancelarja vijon t’i qëndrojë besnike stilit të saj me xhaketa dhe pantallona.
Kujtojmë se Merkel është fotografuar herë pas here edhe kur ishte në detyrë, ndërsa bënte pazaret e vetme.
Ndërsa, më 21 mars pritet që të transmetohet filmi “Miss Merkel”. Në qendër të historisë së filmit fiction është “Merkel” e cila shpërngulet në një qytet të vogël në Uckermark për të dalë në pension, ku jeton me burrin e saj.