Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i bëri thirrjes Serbisë të tërheqë Forcat e Armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës.
Në një njoftim për mediat, Ministria jonë e Jashtme u shpreh e shqetësuar për dërgimin e Forcave të Armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës.
Gjithashtu qeveria shqiptare u beri thirrje palëve t’i drejtohen dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.