Atalanta vazhdon kampionatin e saj me numra rekord: gjashtë gola të shënuar ndaj Breshias, hera e parë që skuadra zikaltër shënon këtë sasi golash ndaj një kundërshtari në këtë kampionat.
Kjo pasi Udineze, Torino dhe Leçe e tejkaluan dhe pësuan shtatë gola. Sakaq, bergamaskët u ndalën në 5 gola ndaj Milan dhe Parma. Ekipi i Gasperinit shkon kështu në 93 gola në Serie A këtë sezon.
Në 50 vitet e fundit, vetëm Napoli në sezonin 2016-17 kishte bërë më mirë, duke shënuar 95 gola në fund të sezonit. Kalohet Juventusi i Sivorit, Charles dhe Boniperti që ishin ndalur në 91 gola (kampionati 1959-60).
Atalanta ka mundësi që në 5 ndeshjet e fundit të kalojë ekipin e Sarrit në kohën e Napolit dhe t’i afrohet Milanit të sezonit 1949-50, që e mbylli me 118 gola.
Duke qëndruar afër aktualitetit, vetëm një skuadër në 5 ligat më të mira evropiane ka shënuar më shumë sesa “banda” e Gasperinit: është Bayern Munich, i cili arriti 100 gola, por me një ndeshje më shumë të luajtur (34 kundër 33).
Ja disa nga statistikës pas fitores së fundit
Atalanta ka fituar 21 ndeshje këtë kampionat, me 5 javë përpara mbylljes ka barazuar rekordin personal të sezonit 2016-17 në Serie A, kur në 38 javë fitoi 21 ndeshje.
Atalanta ka shënuar të paktën 6 gola në plot katër ndeshje këtë kampionat, rekord në këtë sezon në top-5 kampionatet europiane.
Robin Gosens është mbrojtësi/mesfushori që ka marrë më shumë pjesë te golat e këtij sezoni në top-5 kampionatet europiane: 17 (9 gola dhe 8 asist).
Goli i Mario Pasalic vetëm pas 2 minutash është më i shpejti këtë sezon për Atalantan.