Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi i cili aktivizohet me skuadre e Rizesporit në Turqi ka përfunduar në fokusin e drejtorit të përgjithshëm të LacIos, Igli Tare.
Sulmuesi shtatlartë ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm ne elitën e futbollit turk.
25-vjeçari numëron plot 17 gola dhe 8 asiste me skuadrën e Rizesporit duke konfirmuar potencialin e tij prej golashënuesi. Paraqitja fantastike ka zhvilluar edhe me Kosovën teksa mban firmën e golit të dytë të shënuar në ndeshjen ndaj Bullgarisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare e admiron Muriqin, i cili mund të zëvendësojë Ciro Imobilen. Klauzola e prishjes se kontratës së Muriqit është 5 mln euro, një shifër e përballueshme për financat e skuadrës italiane. Presidenti Lotito është besnik i zgjedhjeve të Igli Tares dhe pritet t’ia plotësojë dëshirën drejtorit sportiv.
Në rast se Muriqi do të kalonte tek Lacio, do të bëhej shqiptari i radhës në kontratë me bardhekaltërit pas Berishës, Dyrmishajt dhe Strakoshës.