Forca të mëdha policore kanë shkuar në mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë që pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.
Një situatë e ngjashme është edhe në Bërnjak. Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë.
Qytetarët kanë bllokuar rrugën me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.
Reciprociteti në targa me Serbinë ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdarë. Policia e Kosovës nuk po lejon asnjë veturë me targa të Serbisë që të hyjë në vend, pasi që Serbia ka disa vite që i detyron qytetarët e Kosovës që të pajisin veturat e tyre me targa të përkohshme për të hyrë atje.