Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar për mënyrën se si do të përcaktohet vendi i furnizmit të TVSH-së, lidhur me shërbimet e kryera.
Përcaktimi i vendit të furnizmit apo thënë ndryshe të taksimit për efekt të zbatimit të TVSH-së, lidhur me fushën e shërbimeve, është një pikë e rëndësishme e zbatimit të këtij tatimi, nisur edhe nga vetë natyra e llojit të furnizimeve, si të patrupëzuara.
Në nenin 24 të ligjit nr. 94/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar është përcaktuar rregulli i përgjithshëm i përcaktimit të vendit të furnizmeve të kësaj natyre, ndërkohë që në nenet 25-30 të këtij ligji, përcaktohen rastet e veçanta të përcaktimit të vendit të taksimit, përcaktuar e trajtuar ndryshe, nga rregulli i përgjithshëm.
Për këtë qëllim, paraqitet më poshtë, në mënyrë të ilustruar dhe praktike, zbatueshmërita për të gjitha referencat e mësipërme ligjore, të cilat qartësojnë mënyrën e zbatimit të TVSH-së, për furnizmin e shërbimeve, nisur nga rrethana të ndryshme që i paraqiten çdo tatimpaguesi.