“Taulant Balla më ka degjeneruar mbiemrin”, kështu iu drejtua një studente kreut të PD-së, Lulzim Bashës gjatë takimit të sotëm me të rinjtë ne Elbasan.
Ndërkohë, deklaratës së studentes, Basha iu përgjigj duke thënë: “Të mos kesh asnjë ndroje se ke një mbiemër të bukur. Kurrësesi askush nuk mund ta përlyejë mbiemrin tënd”.
Më tej kryedemokrati shtoi se problematikat e studentes i ka mbajtur shënim dhe do i kthejë përgjigje.
“Zyra ime do të të përgjigjet për të gjitha problemet që ti shtrove”, tha Basha.