Fenomeni amerikan i pop-it, Taylor Swift mori shtatë çmime në MTV Video Music Awards (VMAs) 2024, duke e çuar totalin e karrierës së saj në 30 dhe duke barazuar Beyonce si muzikantja më e vlerësuar në historinë e VMA.
Këngëtarja e ”Cruel Summer” mori çmimet për videon e vitit për ”Fortnight” në edicionin e 40-të të ngjarjes vjetore, e cila u mbajt në ”UBS Arena”, në Long Island të Nju Jorkut.
Me marrjen e çmimit të saj për videon e vitit, Swift falënderoi “të dashurin” e saj, lojtarin e NFL, Travis Kelce, për mbështetjen e tij.
”Gjithçka që prek ky njeri kthehet në lumturi, argëtim dhe magji”, tha ajo.
Swift gjithashtu nxiti fansat e saj që janë mbi 18 vjeç që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, edhe pse ajo shmangu duke përmendur drejtpërdrejt mbështetjen e saj për zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Të martën, pak pas përfundimit të debatit presidencial midis Harris dhe kandidatit republikan Donald Trump, Swift publikoi një postim të gjatë në Instagram duke njoftuar mbështetjen e saj për Harris dhe duke shkruar se ”unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e palëkundur, e talentuar dhe besoj se ne mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi”.
Babe Chappell Roan u shpall artisti i ri më i mirë dhe LISA e ”Blackpink” fitoi çmimin më të mirë të K-pop.
Këngëtarja e ”I Kissed a Girl”, Katy Perry, mori çmimin Video Vanguard, i cili njeh arritjet e jetës.
“Ka kaq shumë gjëra që duhet të përputhen për të pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si artiste”, tha Perry.
Fituesit e mëparshëm të çmimit përfshijnë Shakira, Beyonce, Madonna dhe Jennifer Lopez.